Sot më 8 mars shënohet “Dita Ndërkombëtare e Gruas.”
Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito ka shpërndarë një urim për të gjitha gratë dhe vajzat duke i quajtur heroina pasi shpesh heqin dorë nga ëndrrat e tyre për t’ju kushtuar familjes.
Postimi i Kiarës:
“Këtë 8 mars dua tia dedikoj atyre, heroinave që kanë hequr dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes.
Atyre vajzave që për të krijuar një familje bëjnë dy apo tre punë dhe nuk ankohen kurrë. Atyre grave, vajzave dhe nënave që ndonjëherë janë edhe më burrë se burrat, por në dukje të brishta e me sy plotë jetë. Sot urimi im vjen edhe nga një tjetër vajzë, të cilës edhe pse nuk ia kam parë sytë, e ende si kam ndjerë aromën, jam e lumtur të them që për pak do kem botën në duar.
Gëzuar vajza, gra, dhe nëna kudo ku jeni. Pa ne bota nuk do kishte asnjë kuptim”- shkruan moderatorja
Postimi i Kiara Titos, kujtojmë që moderatorja është në pritje të ëmbël