Në Shqipëri pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash, të cilat mund të sjellin reshje lokale në zonat malore dhe ultësirën perëndimore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, të cilat do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 33ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 35ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.