Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tha se është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit, raporton Ekonomia Online.
Ai pas votimit tha se shpreson se kjo ditë të jetë shembull se si organizohen zgjedhjet dhe çdo gjë të shkojë në rregull.
“Me të gjithë antarët e familjes dolëm për të ushtruar të drejtën e votimit. Shfrytëzoj rastin të bëj thirrje për një proces transparent, për një process demokratik, për një proces pa incidente sepse qyteti i Prizrenit di të jap mesazhin e tolerancës dhe qytetarisë. Koha e mirë që duket sot gjatë ditës, në mbrëmje të jetë edhe më e mirë. Mendoj është shumë e rëndësishme që të jetë një process i qetë dhe transparent”, ka thënë Totaj.