Saktësisht 12 vite më parë, me 16 qershor 2006, Leo Messi ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës, raporton FIFA, transmeton Gazeta Express.
Argjentina e mposhti Serbinë 6-0 dhe Messi veshi fanellën me numrin 19.
Messi ka fituar 11 nga 15 ndeshjet që i ka zhvilluar me Argjentinën në Kupën e Botës, duke shënuar 5 gola, asnjë prej tyre nuk e ka realizuar në vitin 2010.
Ndeshja më dëshpëruese e Messit në Botërorit shihet finalja e vitit 2014, ku Argjentina humbi 1-0 nga Gjermania me një gol të vonshëm të Mario Gotzes.