Ditë festive për nxënësit e Akrashticës së Vushtrrisë

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Hajrullah Shala” në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë sot festuan me aktivitete të shumta kulturore e artistike për nder të 17 Shkurtit -Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Fjalë rasti mbajti arsimtari i Gjuhës shqipe, Gani Braha, i cili e përshëndeti drejtorin e shkollës, Hajdin Islami, për sukseset e shkollës që udhëheq ai, si dhe foli për historikun e 17 shkurtit.

Ashtu si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program me vlera të pasura të traditave të popullit tonë.

Programin festiv e drejtuan nxënëset Blenda Mehana dhe Fatbardha Morina.

Të ngjashme