Me rastin e ditëlindjes ish-presidenti amerikan, Bill Clinton shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar një ceremoni me një numër të kufizuar të ftuarish për shkak të masave anti-COVID, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi me këtë rast ka falënderuar ish-presidentin amerikan, për të cilin tha se Kosovës i është gjendur në ditët më të vështira.
“Arsyeja e grumbullimit është festimi i ditëlindjes së mikut të madh që na është gjendur në ditët më të vështira presidentit Clinton”.
“Këtë vit e festojmë 74 vjetorin e tij dhe dërgojmë mesazhe njerëzore dhe politike. Këtë vit e preu tortën Rita Islami, që dëshirojmë të dërgojmë mesazhe që ne kemi rini të mrekullueshme sepse çdo dhe të avancuar”.
Clinton ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga viti 1993 deri në vitin 2001, raporton EO.
Gjatë mandatit të tij si president, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.