Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e parë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, e nisi me komisionarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Kurti bëri me dije se nga Hahn kërkoi më shumë ndihmë financiare e teknike për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.
Bashkë me Kurtin, në Mynih është edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.