Ditët që mbahet testi i maturës, Algjeria do të ndalojë internetin në gjithë vendin, me qëllim që të pamundësojë kopjimin nga nxënësit.
Të gjitha shërbimet e internetit, duke përfshirë atë telefonik dhe si linjat fikse nuk do të jenë duke punuar për një orë gjatë mbajtjes së testit në mënyrë që të parandalohet çdo formë mashtrimi, raporton BBC.
Kjo do të vazhdojë për pesë ditë, 20-25 qershor, sa do të jetë edhe kohëzgjatja e testit. Vendimi ka ardhur pas mashtrimeve masive që u bënë në testin e mbajtur në vitin 2016, pasi pyetjet e testit kishin qarkulluar në rrjete sociale.
Të gjitha pajisjet elektronike me qasje në internet për studentët dhe stafin e shkollës, do të jenë të ndaluara në sallën ku mbahet testimi, si dhe detektorët e metalit janë në hyrje të objektit.