Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, u hap panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, raporton EkonomiaOnline.
Zëvendësministri i Diasporës dhe investimeve strategjike, Isni Kila, tha se pwr dy muaj kjo ministri do të zhvendosë punën në Kosovë, pasi që diaspora ia mësyn vendlindjes për pushime.
“Në emër të ministrit Dardan Gashi e shpalli të hapur këtë panair u uroj të gjithë pjesëmarrësit për këtë panair, ministria për dy muaj rresht e ka zhvendos aktivitetin në Kosovë, sepse ne bëjmë aktivitete për diasporën jashtë, por për këta dy muaj jemi këtu të sensibilizojmë diasporën kudo që janë”, tha ai
Zëvendësministri Kila i ftoi mërgimtarët ta vizitojmë këtë panair që edhe në këtë mënyrë të kontribuojmë për bizneset që po marrin pjesë në panair.
“Ne ju ftojmë të gjithë juve të merrni pjesë të gjithë. Ata mërgimtarë që janë prezent të kontribuojnë edhe në këtë fushë që këta që punojnë diaspora të kontribuojë. Më 6 gusht do të kemi edhe sofrën e diasporës në këtë shesh”, tha ai.
Xhylinaze Zahiqi pjesëmarrëse në panair nga Mitrovica e Veriut u shpreh se janë të kënaqur me organizimin e panairit dhe se shoqëria nuk po i ik traditës së punimeve artizanale.
“Faleminderit Ministrisë së Diasporës që më ka ftuar, po besoj që ka me pasur shumë vizitorë pasi kanë ardhur edhe nga jashtë. Jemi të kënaqur nuk po i ikin traditës tonë punën e dorës po e vlerësojmë mirë”
Ky panair që u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të mbahet nga data 24 deri më 27 korrik.