Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është emëruar mandatar për formimin e qeverisë së re nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Propozimi i LVV-së për mandatimin e Kurtit është bërë pavarësisht faktit se ende nuk është arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Zëri.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar liderin e LVV-së Albin Kurtin mandatar për formimin e qeverisë së re, dje pasi Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi propozimin te kreu i shtetit.
Emërimi i Kurtit nga ana e presidentit është bërë pavarësisht faktit se lideri i Vetëvendosjes nuk është paraqitur në takimin e thirrur nga Thaçi.
Gjatë ditës së djeshme kreu i shtetit njoftoi se dekretin presidencial me emrin e kandidatit për kryeministër e ka dërguar edhe zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës.