Dy artistët e rinj të skenës, Diti dhe Elvir, kanë publikuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
Fjala është për një ripërpunim të këngës së famshme “Më ke thëë dashuri”, të këngëtarit të njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Danit.
Kënga vjen me një orkestrim të ri të realizuar nga Genc Hyseni, teksa i është shtuar edhe një pjesë repture e interpretuar nga një prej artistëve.
Foto: DitiOfficial/YouTube
Muzika dhe teksti nga kënga origjinale janë në pronësi të kompozitorit të njohur shqiptar, Ilir Berani.
Kënga vjen e finalizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prizren, teksa regjisor i tij është Andi Dautaj.
Për veshjet në klip është kujdesur Fjolla Nila, teksa nga komentet e para duket se ripërpunimi në fjalë është pritur mirë nga publiku.