Ditman-Vuçiqit: Dialogu i brendshëm potez i qëlluar

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 13:33 | Nga

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi me ambasadorin gjerman, Aleks Ditman, për shumë çështje e ndër më kryesoret ishte ajo e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Aleks Ditman, theksoi se dialogu i brendshëm për Kosovën është potez i qëlluar e serioz, njoftojnë mediat serbe.

Ndërkaq, Vuçiq theksoi se dialogu i brendshëm si dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën është në shërbim të paqes afatgjate në rajon.

“Përderisa arrijmë sukses në vendosjen e marrëdhënieve të mira shqiptaro-serbe, ky rajon do të ketë ardhmëri më të mire”, theksoi Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme