Divizioni për të Huaj nga e hëna fillon me aplikim online

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion njofton se nga e hëna fillon me aplikimin e termineve Online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.

Ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj,  eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike.

Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e Divizionit për të Huaj, që nga data 21.06.2021 për këto shërbime do të mund të aplikojnë tek terminet online.

Linku për termine është i publikuar në web faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

https://mpb.rks-gov.net/

Të ngjashme