Ka bërë shumë bujë lajmi për divorcin e këngëtares britanike Mel B, dikur pjesë e grupit Spice Girls.
Duket se jeta e Mel B ka qenë një ferr. Këngëtarja ka kërkuar divorcin nga Stephen Belafonte pas dhjetë vitesh martesë.
Në dokumentet e depozituara në gjykata nga britanikja, thuhet se i shoqi e dhunonte vazhdimisht.
Jo vetëm kaq, por ajo e akuzon se ka lënë shtatzënë dadon e tyre dhe e ka detyruar këngëtaren të marrë pjesë në seks treshe.
41-vjeçarja ka kërkuar nga gjykata që të lëshojë një urdhër mbrojtje, që e detyron Belafonte-n që të qëndrojë larg saj dhe tre fëmijëve.
Por aktori 41-vjeçar thotë se këtu akuza nuk qëndrojnë. “Dikush kërkon të më paraqesë si djalin e keq”, tha ai.
Këngëtarja thotë se ai jo vetëm e ka dhunuar, por e ka kërcënuar se do i publikojë video porno.
Shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e Mel B.
Madje Belafonte duket se e ka dhunuar një natë përpara se ajo të performonte në ceremoninë e Lojërave Olimpike.
Mel B ka një vajzë pesëvjeçare me Belafonte.
Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me aktorin Eddie Murphy.
Të dielën, mediet britanike publikuan lajmin se çifti kishte bërë seks treshe me Lady Victoria Hervey.
Një burim tha se të tre ishin shumë të dehur kur bënë seks treshe.
Për çudi ishte vetë Belafonte që postoi në IG një foto nga seanca treshe.
Kurse Lady Victoria Harvey tha se i kishte pëlqyer shumë seksi treshe.
Ndërkohë të mërkurën, “Daily Mail” publikoi fotot e dados së fëmijëve të çiftit.
Në dokumentet e gjykatës thuhet se Belafonte e ka lënë atë shtatzënë.
Mel B thotë se i shoqi ka bërë seks me dadon e tyre, gjermanen seksi Lorraine Gilles, gjatë shtatë viteve që ajo ishte kujdestare e fëmijëve.
Ajo pretendon se i shoqi e ka lënë shtatzënë dhe e ka detyruar që të abortojë.
Në dokumentet e gjykatës thuhet se Belafonte i ka paguar asaj 300 mijë dollarë për “shërbimet si dado”.
Kur Mel B e mësoi këtë, e pushoi dadon nga puna.
Atëherë ai u çmend, pretendon këngëtarja.
Motra e dados thotë se këto pretendime nuk qëndrojnë.
Lorraine, që në atë kohë ishte studente në Angli, nuk ka bërë kurrë seks me Belafonte, shprehet ajo. “Ajo vërtet i donte fëmijët e tyre,” thotë Jacquelyn.