DJ Gimbo feston sot 26-vjetorin e lindjes, ndërsa në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ish-banori i “Big Brother VIP 5” ka marrë mesazhe të shumta, por një prej tyre ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e publikut. Bëhet fjalë për urimin e Gjestit, fituesit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.
Përmes një komenti në Instagram, Gjesti i është drejtuar mikut të tij me një mesazh të ngrohtë dhe plot energji, duke i uruar edhe shumë vite të tjera pranë familjes dhe me suksese në çdo hap.
“Urimeeeeeeeeeeeeeeeeeee babaaa ktu! Edhe shum tjera bashk, edhe shum tjera afer familjes, edhe shum tjera me suksese”, shkroi Gjesti.

Komenti i tij u vu menjëherë në qendër të vëmendjes së ndjekësve, jo vetëm për mënyrën spontane të urimit, por edhe për afrimitetin që reflekton marrëdhënia mes dy ish-banorëve.
DJ Gimbo e shënon kështu ditëlindjen e tij të 26-të mes urimeve të shumta, ndërsa mesazhi i Gjestit ishte një prej atyre që spikati më së shumti në rrjetet sociale.