Dj Khaled e Mayweather dënohen për mashtrim me kriptovaluta

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Producenti muzikor Dj Khaled e bokseri i njohur Floyd Meywather Jr janë dënuar nga Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë, (SEC) për promovim të një oferte për investim në një kriptovalutë pa zbuluar nëse ata kanë paguar realisht për të, e që nuk e kanë bërë.

SEC ka thënë se monedha e kriptovalutës nëse shitet në ofertën fillestare të saj mund të konsiderohet si letër me vlerë dhe si e tillë i nënshtrohet ligjeve federale të letrave me vlerë, transmeton koha.net.

Që të dy, Khaled e Maywather kanë arritur marrëveshje me SEC, për të mos promovuar asnjë letër me vlerë, përfshirë atyre digjitale, për 2 deri 3 vitet e ardhshme.

Ata gjithashtu janë pajtuar që të kthejnë të gjitha parat e pranuara nga SEC e po ashtu të paguajnë dënime.

Maywather e Khaled kanë promovuar kriptovalutën Centra ICO në rrjetet e tyre sociale duke thënë se kjo valutë do të ishte diqka që do t’u sillte atyre e edhe investitorëve të ardhura të mëdha.

Që të dy kanë pranuar shuma të mëdha për të investuar në këtë kriptovalutë, gjë për të cilën asnjëri nuk e kanë bërë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme