Dj Pm apo Pajtim Krasniqi është i eliminuari i fundit në Big Brother Albania VIP.
Po atë natë kur Pm-i para se të largohej u takua me babain e Sarës.
Gjatë ditës së djeshme ai ishte i ftuar në FanClub së bashku me motrën e Sarës, ku foli për lidhjen me të dhe për shumë gjëra të tjera.
Profili i Sarës në rrjetin social Instagram menaxhohet nga Ditea, motra e saj, teksa ka publikuar mbrëmë një fotografi të saj, duke shkruar: “Shihemi jashtë”.
Por, vëmendjen e mori komenti i Pajtimi i cili i komentoi: “Mos u haltini LEPUJT e mi”.
Pm-i gjithashtu dje ka folur edhe për Dagz-in, ku ka sqaruar se është ndjerë i tradhëtuar pasi ai ka vendosur të vazhdojë lojën.