DJ PM publikon mesazhin që i dërgoi Sarah

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM të premten mbrëma u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

DJ PM u lidh në shtëpi me blogeren shqiptare, Sarah Berisha, e cila gjatë ditës së shtunë kur ia bëri gati valixhet i kishte dërguar një mesazh.

“PM të kam zemër! Do më mungojnë puthjet  e tua me bështymë, Faleminderit për gjithçka që më dhurove këtu brenda”, shkruhej në mesazh.

Këtë mesazh e publikoi ditën e sotme Pajtimi në rrjetin social “Instagram”, duke e etiketuar Sarën.

Kujtojmë që DJ PM hyri si një banor i vetëm me Arbër Gumnishtën (DJ Dagz) i cili përmes votave të publikut u rikthye në shtëpi të premten.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme