Artistët e njohur ndërkombëtar kanë ‘goditur’ me projektin e ri muzikor.
“Taki Taki”, mban titullin kënga e re e DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna dhe Cardi B e cila vjen vetëm audio, shkruan lajmi net.
Projekti është mjaft ritmik ku Ozuna vjen me refrenin atraktiv spanjoll, teksa Selena shfaqet tërësisht ndryshe në pjesën e saj.
Pritet që videoklipi i këngës të publikohet së shpejti. Ndërkaq, reperja Cardi B vazhdon t’i kryesojë top-listat me këngët e saj të suksesshme.
Cardi po ashtu po shijon jetën e të qenurit nënë.