Polici e Fierit ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ku Visar Kulari, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënë e tij, R.K, 67 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.