Djali e rrah nënën në Gjilan, arrestohet nga Policia

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar dje në Gjilan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, dje rreth orës 17:40, një grua nga Gjilani ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan19.04.2021-17:40. Viktima femër kosovare  ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i sajë i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme