Humanisti Halil Kastrati, i cili ka ndihmuar shumë të sëmurë e familje në nevojë, po përballet me një sëmundje të djalit.
Kastrati, i cili është drejtor i Shoqatës Humanitare ‘Jetimët e Ballkanit’, ka bërë edhe vetë sot një postim në Facebook.
Ai ka publikuar një foto të djalit të tij Uweisit, ku ka kërkuar nga njerëzt që të lutën për shërimin e tij dhe gjithë të të sëmuarve tjerë.
‘O Zot Ti je Sheruesi me i mire andaj te lutem sheroj te semurit Kemi nevoje per lutjet e juaja’, ka shkruar ai.
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka publikuar një status solidarizues në profilin e tij në Facebook. “Uvejsi, i biri i hoxhës dhe humanistit të madh shqiptar Halil Kastrati, ka nevojë për lutjet tona. I lutemi Zotit që Uvejsi sa më shpejt të gjejë shërim dhe të gëzojë shëndet të plotë”, ka shkruar Lushtaku.