Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar aderimin e ri në partinë e tij.
Haradinaj, bëri të ditur se Prof.Dr Shkelqim Millaku, nga Ujmiri i Klinës, i cili është biri i dëshmorit Hazir Millaku, iu bashkua AAK-së duke u bërë edhe pjesë e listës për deputet.
‘Politika është e mirë, aq sa ka njerëz të mirë që angazhohen në të.Sot, prita në takim të nderuarin Prof. Dr. Shkelqim Millaku nga Ujmiri i Klinës, i biri i Dëshmorit Hazir Millaku. Nisur nga përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e them me bindje të plotë, se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë. Shkelqimit i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë. Na priftë e mbara’, përfundoi Haradinaj.