Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pasur sot një ditë të veçantë.
Në objektin e Qeverisë së Kosovës, Haradinaj priti djalin, Trimin bashkë me shokët dhe shoqet e tij.
Trimi feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast Haradinaj ka thënë se secila ditë i dedikohet ardhmërisë së sigurt dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës.
Në urimin e tij Haradinaj tha: Trimi im, guxo në jetë.
Postimi i plotë:
Çaste të hareshme me shokët e shoqet e Trimit për ditëlindjen e tij. Secila ditë e jona i dedikohet ardhmërisë së sigurtë dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës. Të bekuar qofshi. E ti Trimi im, guxo në jetë! RH