Djali i Hashim Thaçit me falënderim të veçantë për krejt shqiptarët dhe Edi Ramën

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka falënderuar të gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen në protestën e Tiranës ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Pas përfundimit të saj, ai pati një falënderim të veçantë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e protestës, raporton klankosova.

“I falendëroj të gjithë për pjesëmarrjen, falendëroj z.Rama për përkrahjen e protestës dhe z. Balla që është angazhu dhe ka dhënë përkrahje maksimale për protestën”, ka thënë Endrit Thaçi.

Qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha trevat shqiptare iu bashkuan protestës që u mbajt në qendër të Tiranës.

Protesta e sotme në Tiranë ka filluar në orën 17:00 dhe ka përfunduar në orën 18:00.

Të ngjashme