Djali i Haxhi Shalës nga Haga: Ai e di që betejën e ka të fituar

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Flakroni, e ka vizituar babain e tij Haxhi Shalën në Hagë.

Ai tha se komandant “Topi” ishte i palëkundur.

“Edhe sot, e shtrëngimi i përqafimit të tij, më ngjau në atë kur e pashë për të parën herë pas çlirimit”, tha ai.

“Po ju dërgoj të fala nga ai, me besimin që hapat tonë drejt tij e të tij drejt nesh, të pakësohen, sa më shpejtë!”, shkroi ai mes tjerash.

Shala theksoi se meqenëse arsyeja pse luftetarët janë gjallë është që të luftojnë edhe më tutje, ai nuk është dorëzuar as edhe një moment.

“Në padrejtësinë e dy dekadave më parë përcolli në amshim shokët e luftës e në këtë të tashmen, babën e tij. Baba e di mirë që krenaria venitë mure e grila e idealet nuk të lënë pa buzëqeshje”, u shpreh i biri i Haxhi Shalës, Flakroni.

Të ngjashme