Sot edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar.
Fotografitë e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, ndërsa ka rënë në sy edhe komenti i djalit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Yair.
Yair Netanyahu ka komentuar në Tweet-in e ish-ambasadorës së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila ka shpërndarë një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Izrael.
Ai ka vendosur flamujtë e dy shteteve në koment si dhe një emoji zemër.