Djali i ish-presidentit të ndjerë i akuzoi disa zyrtarë të tanishëm egjiptianë si përgjegjës për vdekjen e babait të tij.
Djali i ish-presidentit të vdekur, Mohamed Morsi, ka akuzuar presidentin aktual Abdel Fattah el-Sisi dhe një numër të zyrtarëve të tjerë për “vrasjen” e babait të tij.
Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, i cili u arrestua pasi u rrëzua në një grushtshteti ushtarak të udhëhequr nga el-
Sisi në vitin 2013, vdiq të hënën, ndërsa ishte në gjyq në një gjykatë në Kajro për akuzat e spiunazhit.
Në një post në Twitter të enjten, djali i Morsi, Abdullah, përmendi emrat e disa zyrtarëve të cilët ai i quajti “partnerët” e el-Sisit “për vrasjen e presidentit martir”.
Ai veçanërisht akuzoi ministrat aktualë të brendshëm Mahmoud Tawfiq dhe Magdy Abdel Ghaffar.
Autoritetet egjiptiane ende nuk i kanë komentuar kwto pretendime tw djalit të Morsit.
Në kohën e vdekjes së tij, Morsi – një anëtar kryesor i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit që fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit në 2012 – u përball me një mori akuzash ligjore, të cilat ai, së bashku me grupe të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe vëzhgues të pavarur, thanë se ishin të motivuara politikisht.