Wesley Clark Jr., i biri i ish-komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, kishte paralajmëruar një muaj më parë se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të dalë me teorinë për injektim me dezinfektues kundër Coronavirusit.
Sot gjatë ditës, Trumpi sugjeroi që injektimi i një dezinfektuesi si alkooli izopropyl në trup mund ta vrasë Coronavirusin. Kjo megjithatë u kundërshtua menjëherë nga ekspertët shëndetësorë.
Ideja e injektimit me dezinfektues, vjen pasi kohë më parë ai ishte shprehur shumë pro ilaçit cloroquine. Si pasojë e deklarimeve të Trumpit një burrë në Arizona kishte vdekur pasi kishte provuar të parandalonte koronavirusin duke marrë këtë kemikal.
Atë kohë, më 23 mars, Wesley Clark Jr. kishte reaguar përmes Twitterit duke thënë se “pyes veten kur do t’ua rekomandojë ndjekësve të tij të pinë zbardhues për t’u mbrojtur nga Coronavirusi”.
Ky postim tani ka nisur të bëhet trend në rrjete sociale, pas kërkesës më të re të Trumpit.
I wonder when he's going to recommend his followers drink bleach to guard against the virus. https://t.co/e2eeheBwio via @phoenixnewtimes
— Wesley Clark (@WesClarkjr) March 23, 2020