Një vajzë në Fushë Kosovë ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj pasditen e 13 janarit.
Këtë akt, ajo kishte provuar që ta kryente për shkak se djali me të cilin fliste ia keqpërdori besimin.
Ajo ka raportuar dje në Polici si personi në fjalë, i cili jeton jashtë vendit, ia ka shpërndarë te familjarët e saj fotografitë që ajo ia kishte dërguar atij.
Ky veprim i mërgimtarit dyshohet se e shtyu atë të tentojë t’i jap fund jetës së saj.
Për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti, Policia njofton se kanë nisur hetimet. Ndërkaq, rasti është hapur si “Shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
Njoftimi i policisë:
SHTYRJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.