Një qytetar i Prizrenit ka raportuar babin e tij në Polici për shkak se ia ka dëmtuar shtëpinë, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Siç njofton Policia, Njësia përkatëse policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të kalibrit 7.62 mm, katër pjesë që përdoren për lirimin e gazrave të armës së gjuetisë dhe një fletushkë me të dhëna të armëve.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.