Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të hënë në Kamzë.
Për shkaqe ende të paqarta, Ajet Sina (Lleshi) goditi me thikë nënën e tij, Sofie Sina, duke e lënë të plagosur. Gruaja ndodhet në spital, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e autorit të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.
“Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim paraprak për ngjarjen nga policia e Tiranës./tvklan