Pas djegies së një banese mbrëmë në Pejë, 15 persona, në mesin e të cilëve pesë fëmijë dhe pesë pjesëtarë të policisë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore
“Janë pranuar 15 persona në mesin e të cilëve 5 fëmijë dhe 5 pjesëtarë të policisë. Të gjithë janë pranuar në emergjencë si pasoje e helmimit nga tymi. Për fat të mirë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha për KALLXO,com, Brahim Beqiraj, mjek kujdestar ne emergjencën e Spitalit të Pejës.