Djegiet e mandatit, KQZ: Kandidatët në lista, 10 ditë afat

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Pas dorëheqjes kolektive të 57 deputetëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi këtë të martë se ka marrë kërkesën e Kuvendit për plotësimin e vendeve të lira.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, njoftoi se procedurat do të vijojnë sipas ligjit, ndërsa kandidatët në listat shumemërore partiake kanë 10 ditë kohë të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

“Në KQZ ka mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve të lira për 57 deputetë të dorëhequr. Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës, dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes”.

“Kandidatët e listave shumemërore kanë 10 ditë kohë afat për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Zëvendësimet e vakancave të krijuara do të kalojnë më pas në mbledhjet publike të KQZ-së”, ka deklaruar zëdhënësja e KQZ-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme