Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore në miqësoren kundër Lihtenshajnit, me rezultat 2:0, që u zhvillua të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali.
Përzgjedhësi Adil Maliqi në këtë miqësore testoi kryesisht futbollistët e gjeneratës 2006 që luajnë në kampionatin vendor, por edhe disa lojtarë që luajnë në Evropë, e që nuk e patën mundësinë të luajnë në kampin e mbajtur javë më parë në Gjermani.
Kosova e dominoi lojën, por rrugën e golit e gjeti vetëm në minutat e fundit.
Në pjesën e parë mundësinë më të mirë e pati Hamza Muçaj, kur nga gjuajtja e lirë qëlloi traversën.
Ndërkohë, golat e fitores i realizoi Krenar Dulaj, në minutat 86-të dhe 90’+3′.