Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore fillon me datën 31 maj dhe zgjatë deri më 9 qershor 2017, subjektet politike duke përfituar nga mungesa e rregullimit ligjor kanë nisur fushatën zgjedhore shumë më herët.
Mos respektimi i afateve zyrtare të fushatës zgjedhore të përcaktuar nga KQZ-ja dëmton garën ndërmjet subjekteve politike dhe kandidatëve, duke i favorizuar ata të cilat kanë më shumë mjete financiare në dispozicion. Si pasojë nuk garantohen kushtet për garë të barabartë.
“Demokracia në Veprim” i bënë thirrje Presidentit të vendit që t’i përmbahet përgjegjësive dhe detyrimeve të tij kushtetuese, duke përfaqësuar unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. Takimet e Presidentit me mësimdhënësit në kohë të fushatave zgjedhore kanë filluar të bëhen praktikë e zakonshme. Gjatë kësaj periudhe kur jemi në prag të zgjedhjeve, Presidenti duhet të tregoj kujdes të shtuar në mënyrë që të mos ndikoj apo lë hapësirë të interpretohet si ndikim në fushatën zgjedhore”, thuhet në komunikatë.
“Demokracia në Veprim” është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për monitorimin e fushatës zyrtare zgjedhore të subjekteve politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017. Aktivitet e subjekteve politike do të përcillen nga 60 vëzhgues afatgjatë”, thekson DnV.