DnV: Rreth 300 raste të votimit familjar në Gjakovë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 17:48 | Nga

Demokracia në Veprim (DnV) ka bërë me dije se kanë evidentuar rreth 300 raste të votimit familjar në Gjakovë.

Më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë me të drejtë vote, do të kenë mundësinë që të votojnë të dielën, më 22 tetor, për kandidatët për kryetar të komunave dhe për këshilltarë komunal.

Për këto zgjedhje lokale janë gjithsej 899 qendra votimi me 2 505 vendvotime, në 38 komuna të Kosovës.

Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do ta vëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues.

Numri i kandidatëve që janë certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është 7 091 kandidatë, prej tyre 6 887 janë kandidatë për Kuvende Komunale, ndërkaq 204 kandidatë janë në garë për kryetar komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme