Demokracia në Veprim ka dhënë të dhënat dhe detajet për këto 6 orë prej se ka filluar procesi zgjedhor në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.
Eugen Cakolli nga DnV tha se deri tani kanë votuar rreth 21 për qind e qytetarëve.
“Deri në ora 12:00 në bazë të informatave nga vëzhguesit tonë në terren kanë dalë për ta ushtruar të drejtëne tyre të votës 21% e qytetarëve në katër komunave veriore kanë. Komuna e Leposaviqit prin me dalje të votuesve me 24%, Zveçani me 21% të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, në Mitrovicë kanë dal 20% të votuesve, ndërsa ën Zubin Potok 18%”, ka thënë ai. , tha Cakolli.
Ndër parregullsitë e evidentuara Cakolli përmendi identifikimin e votuesve me dokumente të Serbisë ku në këtë drejtim janë shënuar disa raste.
“Parregullsitë më të shpeshta janë identifikimi i votuesve me dokumente të Serbisë që në disa raste janë lejuar nga komisionerët një nga fenomenet tjera është edhe vështirësia e votuesve për të gjetur emrin e tyre në listën e votimit. Rastet kur është votuar jashtë kabinave të votimit një fenomen është shfaqur në 3 vendvotime në komunën e Leposaviqit. Tentativat për të votuar më shumë se një herë është shënuar një rast”.
DnV po ashtu bëri të ditur se ë bazë të të dhënave në shumicën e rasteve flamuri serb është prezent por që siaps tyre nuk i ka penguar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ndërsa fton qytetarët të dalin në votime dhe kështu të bëhen pjesë e vendim-marrjes dhe krijimit të politikave që janë në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe jetës së tyre.