Ish-presidenti Joan Laporta e ka shprehur dëshirën për ta rikthyer trajnerin spanjoll nëse i fiton zgjedhjet në klub
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se do të donte ta rikthejë Pep Guardiolën në klub.
Laporta është duke e kërkuar një tjetër mandat presidencial në klub, shkruan Gazeta Express.
Dhe, ai shpreson që ta rikthejë trajnerin spanjoll, të cilin e kishte emëruar vetë në vitin 2008.
Guardiola ishte mjaft i suksesshëm në “Camp Nou” duke fituar gjithçka me Barcelonën.
Aktualisht, ai është trajner i Manchester Cityt, por pritet të largohet nga aty pas një viti.
Pas largimit nga Barcelona ai ishte emëruar trajner i Bayern Munichut.