Jude Bellingham ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Real Madridit nga Bayern Muncheni në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Nuk mjaftoi por luftuam deri në fund”, shkroi Bellinghami në llogarinë e tij në Instagram.
“Madridista, ju zhgënjyem por jemi përherë mirënjohës për mbështetjen”.
“Kohërat e mira, të cilat ju i meritoni, do të kthehen. Asnjë opsion tjetër nuk mbetet pos ta përfundojmë këtë stinor sa më mirë që është e mundur. Hala Madrid”.