Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se anëtarësimi i Serbisë dhe i Bosnjës në aleancën veri-atlantike NATO, do të ishte një poshtërim për të gjithë serbët, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi vendosur tashmë”, ka thënë Dodik.
“Parlamenti serb dhe Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe në Bosnje kanë vendosur për neutralitet ushtarak. NATO-ja na bombardoi dy herë ne serbëve, duke keqtrajtuar një popull dhe provuar arritjet ushtarake e teknike”.
“Mijëra bomba që shkaktuan vuajtjet e serbëve nuk mund të harrohen”, deklaroi Dodik për Radio Televizionin Serb, njofton Klan Kosova.
“Ata zgjodhën serbët për praktikat e tyre – për të vrarë dhe shkatërruar infrastrukturën e tyre, fakti se u përdor uranium i varfëruar flet shumë për këtë akt të pashpirt”.