“Unë besoj se ata nuk mund të më arrestojnë. Sipas kushtetutës, jam i mbrojtur nga policia e Republikës Sërpska dhe forcat speciale të trajnuara mirë, që u shpërblyen së fundmi në një konkurs të madh ndërkombëtar në Dubai”, i tha Dodik të përjavshmes zvicerane “Weltwoche”.
Ai theksoi se bëhej fjalë për forcat speciale besnike të Republikës Sërpska.
“Kjo është arsyeja pse unë nuk do t’i rekomandoja askujt nga Sarajeva ta provonte. Ne do të mbrohemi” shtoi Dodik.