Dodik për deklaratat e kancelarit gjerman: Zoti na ruajt

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nga radhët e etnisë serbe, Milorad Dodik, deklaroi se Gjermania e pengoi statusin kandidatit të Bosnjës dhe se tani kancelari gjerman Olaf Scholz, thotë se Bosnja mund t’i besojë Gjermanisë.

“Ne kemi dëgjuar gjithçka në ditët e mëparshme. Gjermania pengoi statusin e kandidatit të Bosnjës duke votuar kundër dhe tani dëgjojmë kancelarin gjerman, Scholz, se Bosnja mund t’i besojë Gjermanisë. Zoti na ruajt”, ka shkruar Dodik në Twitter.

Scholz theksoi se Gjermania mbështet përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për anëtarësim në BE.

Gjermania, Holanda dhe Franca ishin kundër kandidaturës së Bosnjës për anëtarësim në BE, në takimin e nivelit të lartë BE-Ballkan, i cili u zhvillua në Bruksel.

Të ngjashme