Prokurorët në Bosnjë e Hercegovinë kanë njoftuar se kanë hapur një hetim kundër anëtarit serb të presidencës shtetërore, Millorad Dodik, por nuk kanë deklaruar për çfarë dyshohet, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index,hr.
Disa akuza penale janë ngritur kundër udhëheqësve serbë të Bosnjës. E fundit sot.
“Zyra e Prokurorit të BeH informon publikun se me marrjen e kallëzimit të parë (penal), një rast është formuar dhe prokurori është përgjegjës për të, dhe raportet e tjera gjithashtu janë duke u përpunuar”, thuhet në deklaratë. Kjo, siç raportojnë mediat, do të thotë se prokurorët po kontrollojnë nëse ekziston baza ligjore për ndjekjen penale.
Prokurorët kanë bërë thirrje për hetim sepse Dodiku po kërcënon integritetin e Bosnjës
Të paktën katër prokurorë shtetërorë javën e kaluar kërkuan që të niste një hetim kundër Dodikut për veprime antikushtetuese, gjegjësisht rrezikimin e integritetit të BeH.
Kërkesa pasoi njoftimet e tij se më së voni deri në fund të muajit, ai do të niste miratimin e ligjeve që do ta parandalonin Republikën Srpskan të operonte me Forcat e Armatosura të BeH, gjyqësorin shtetëror dhe agjencitë policore në njësinë me shumicë serbe.
Disa akuza penale janë ngritur gjithashtu kundër Dodikut për mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit të Srebrenicës, një ngjarje tragjike e konsideruar si krim makabër në fund të korrikut nga ish Përfaqësuesi i Lartë për BeH, Valentin Inzko.