Dhjetëra e mijëra euro do të detyrohet t’i paguajë Dogana e Kosovës për kompaninë “Baki Automobile”.
Ky institucion, në vitin 2014, në mënyrë të njëanshme ka shkëputur kontratën për servisimin e veturave të saj. Pas afro pesë vjetësh, të gjitha shkallët e gjykatës, kanë vlerësuar se Dogana e Kosovës e ka shkëputur këtë kontratë në mënyrë të jashtëligjshme, shkruan Koha Ditore.
Pas padisë së kompanisë “Baki Automobile”, të bërë në vitin 2014, Gjykata Themelore në Prishtinë pati vendosur që shkëputjen e kontratës nga ana e Doganës ta cilësojë si të jashtëligjshme dhe ta nxjerrë kërkesën e kësaj kompanie si të ligjshme. Këtë vendim e patën dërguar në Gjykatën e Apelit.
Gjykata e Apelit sërish i ka dhënë të drejtë kompanisë private. Vitin e kaluar Dogana e Kosovës përmes masave të jashtëzakonshme ka bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Avokati që përfaqëson këtë kompani, Kujtim Kërveshi, ka paralajmëruar se do të bëjnë kallëzim penal për Doganën e Kosovës me pretendimet se ka deklarim të rrejshëm për vepër penale nga ana e këtij institucioni.
Të enjten Gjykata Speciale ka konfirmuar vendimet e dy shkallëve më të ulëta…