Dogana e Stambollit zbulon drogë në një anije nga Franca

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 19:01 | Nga

Zyrtarët e Doganës së Stambollit në portin e Pendikut, kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të drogës të vlefshme rreth 5 milionë lira turke (1.4 milion dollarë), e cila ishte transportuar në bordin e një anijeje e cila ishte nisur nga porti Toulon në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke për Dogana dhe Tregti, në një njoftim të publikuar të hënën, thotë se droga është sekuestruar të dielën dhe se bëhet fjalë për 38 kg hapa ekstazi dhe 11 kilogramë kokainë, të gjetura në një kamion të ngarkuar në anije, i cili gjatë kontrollin në skaner ka rezultuar i dyshimtë.

Në njoftim thuhet më tej se Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim për rastin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme