Dogana konfiskon 65 automjete të pazhdoganuara

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 16:11 | Nga

Njësiti e Doganës së Kosovës kanë pranuar një informatë se në rajonin e Mitrovicës një subjekt që merret me tregtimin e automjeteve posedon sasi të konsiderueshme të automjeteve të cilat janë duke u demoluar (shkatërruar për pjesë) dhe nuk kanë të paguara obligimet doganore.

Njësit e Doganës kanë organizuar kontrollin te subjekti që merret me tregtimin dhe servisimin e automjeteve dhe kontrolli ka gjetur 65 automjete të demoluara të cilat nuk i kanë kryer obligimet doganore. Automjetet e demoluara janë evidentuar, gjithashtu kontrolli ka gjetur edhe librezat të cilat janë ndaluar përkohësisht.

Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme së bashku me njësit policore për verifikimin e automjeteve nëse ndonjëra nga ato është e vjedhur.

Derisa për çështje doganore është duke u bërë vlerësimi i tyre dhe shmangiet potenciale nga pagesa e taksave doganore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme