Oficerët doganor pas një pune operative kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave. Pas lokalizimit të automjetit është bëre edhe ndalimi i tij. Pas hapjes së furgonit është vërejtur sasi e konsiderueshme e cigareve Bond rreth 100 paketa te cilat kishin vetëm banderolë të Republikës së Maqedonisë, që nënkupton mallra të kontrabanduara. Pas numërimit të mallit është konstatuar se në furgon gjenden:
Cigare pa banderolë të Kosovës 100 paketa x 50 boksa x 10 paketime x 19 cope cigare gjithsejtë 950.000 copë cigare.
Malli dhe furgoni janë ndaluar derisa me urdhër të prokurorit personi që drejtonte automjetin është arrestuar.
Dogana fton të gjithë që nëse posedojnë informata mbi kontrabandën apo aktivitete ilegale të lajmërojnë këto raste në: 0800 50095.