Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësitë e doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion tek një lokacion i dyshuar për poker ilegal dhe lojëra fati ilegale.
“Mbrëmë rreth orës 22.00 njësit e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa
mbishkrim në Prishtinë. Gjatë kontrollës janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me
lojëra të fatit të palicencuara. Gjatë kontrollës brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin
duke luajtur. Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal
është kapur edhe tavolina e pokerit ilegal i cila ishte në përdorim”, raportohet nga Dogana e Kosovës.
Më tej, raportohet se janë konfiskuar këto:
Aparate për lojëra të fatit 4 copë pa numër serik;
Rulet 1 copë pa numër serik;
Tavoline pokeri 1 copë;
Pjesë per aparate 4 copë.
“Vlera e mallit konsiderohet te jetë rreth 16,500.00 euro. Rasti ka vazhduar për hetime të
mëtejme. Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por
edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve”.