Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, kanë parandaluar futjen e një arme ajrore, e cila ishte e padeklaruar dhe e ndaluar për import. Gjatë kontrollit të udhëtarëve, një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, që nënkupton se nuk kishte mall për të deklaruar pranë autoriteteve […]
Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në aeroportin e Prishtinës

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, kanë parandaluar futjen e një arme ajrore, e cila ishte e padeklaruar dhe e ndaluar për import.
Gjatë kontrollit të udhëtarëve, një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, që nënkupton se nuk kishte mall për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, është përzgjedhur për kontroll të bagazhit përmes pajisjes së skanimit.











